Ukrainë/ Ish-presidenti Poroshenko në spital për shkak të pneumonisë pasi ai doli pozitiv me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko është shtruar në spital për shkak të pneumonisë pasi ai doli pozitiv me COVID-19, tha gruaja e tij, më 3 tetor.

Poroshenko është në një spital në Kiev, tha gruaja e tij, Maryna Poroshenko në një video të postuar në Facebook.

“Pavarësisht nga fakti që burri im ka pneumoni bilaterale, ai është me vullnet të fortë dhe po e demonstron këtë në luftën kundër sëmundjes,” tha ajo.

Ish-presidenti 55-vjeçar njoftoi më 29 shtator se ishte testuar pozitivisht për koronavirusin dhe tha se po merrte trajtim në shtëpi.

Ai vuan nga diabeti, i cili shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të komplikimeve nga koronavirusi.

Poroshenko është aktualisht anëtar i parlamentit dhe drejtues i partisë së Solidaritetit Evropian. Ai udhëhoqi Ukrainën pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të konfliktit me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

Ukraina, me një popullsi prej rreth 40 milionë, ka raportuar më shumë se 222,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 4,300 viktima. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV