Albana Vokshi: Ja çfarë do të bëjë PD me koncesionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka denoncuar shumicën e koncesioneve të firmosura nga qeveria e Edi Ramës. Por ç’do bëjë kjo forcë politike nëse vjen në pushtet me koncesionet? E ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Vokshi sqaroi:

 

-Një nga problemet që keni ngritur ju dhe PD janë koncesioneve dhe kryesisht ai i Check up-it i cili është më i njohur. Nëse PD vjen në pushtet, çfarë do ndodhë me koncesionet? Sepse kontrata është e ligjshme, është e firmosur.

-Do bëhet për çdo koncesion një hetim administrativ. Kjo është në dorë të qeverisë. Nëse behët një hetim administrativ i thelluar, profesional, jam e bindur që të gjithë koncesionet e shëndetësisë, disa koncesione rrugësh, koncesioni i pompave, i porteve, dhe shumë të tjera kanë shumë shkelje ligjore, jo vetëm në procedurë. Qoftë në mënyrën e shpalljes, në mënyrën e kostimit, në mënyrën e vlerësimit, mënyrën sesi u lidh kontrata, çdo hap ka shkelje ligjore. Jo vetëm aq, po implementimi ka shkelje flagrante. Ka abuzime flagrante të vërtetueshme. Kush është ai në Strasburg që do i japë të drejtën një koncesionari apo zyrtari që mbështet këtë koncesionar që abuzon me paratë publike në mënyrë të përditshme evidentuar dhe nga KLSH në çdo raport vjetor në tre vitet e fundit. Ne si qeveri, kur të jemi në qeverisje do ndërmarrim çdo hap që ka në dorë qeveria e para për ta çuar para drejtësisë, dhe nëse Rama është në pushtet sot, është sepse nuk funksionon drejtësia./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV