Kodi i heshtjes së kandidatëve të PD, Albana Vokshi: E pranoj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një debat ditët e fundit për firmosjen e një kodi të PD për atë gjithë ata kandidatë për deputetë. Madje kritikët e kanë cilësuar këtë,  një lloj mbyllje goje. E ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Vokshi nuk e cilëson kështu.

-Zonja Vokshi, nuk kam kuptuar një gjë. Keni nxjerrë një rregullore për ata që nuk kanë fituar në përzgjedhjen e emrave, dhe nuk duhet të bëjnë deklarata për shtyp, nuk duhet të shprehin kritika etj. Nuk i shkon kjo PD.  

-Nuk e di për çfarë bëhet fjalë, nuk e kam lexuar. Ajo çka unë kam marrë është një deklaratë që unë e kam firmosur pasi më ka ardhur e-maili nga Komisioni i Vlerësimit që unë kam kaluar në këtë fazën e tanishme që bëhet votimi në degët e qarqeve të ndryshme. Është një deklaratë që unë firmos ku unë detyrohem të mos marr pjesë në një fushatë negative, ideja është që të mos ketë përçarje. Unë jam në degën shtatë, atëherë unë si Albanë nuk do bëj fushatë negative ndaj Landit, nuk do shkoj të korruptoj apo të përdor forma të ndryshme imponimi, korruptimi, shantazhimi të votës. Është vetëm kjo deklaratë që unë jam shumë e kënaqur që gjithë secili nga kandidatët për kandidat për deputet e firmosi. Unë mendoj që është “faire” dhe pse jo, gjithë secili duhet të firmosë. Unë gjykoj që duhet të jetë një garë e ndershme, dhe nuk duhet të ketë fenomene të tilla për të cilat ne si PD kemi ngritur një kauzë prej 7 vitesh tashmë për dekriminalizimin e votës dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve.   Pra, nëse është kjo deklarata që ju thoni, është krejt ndryshe nga ajo çka juve përcollët pak më parë. Është një deklaratë ku gjithsecili prej nesh nuk  do përfshihet  në gjendje negative, nuk do shantazhohet, nuk do kërcënojë, nuk do korruptojë, është kandidat ose kandidate.

-Ka pasur ndonjë model nga është marrë kjo?

-Janë marrë modelet më të mira të mundshme, qoftë modeli amerikan, qoftë ai anglez apo edhe gjerman. Kritika ka dhe do ketë gjithmonë pasi një pjesë e tyre janë të furnizuara edhe prej zotit Rama. “Do mbështes Partinë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht nga ecuria e garës së brendshme duke e dhënë kontributin tim për fitoren e thellë të saj.” Pika e dytë: “Nuk do përfshihem në asnjë retorikë…”

-Ja pra, është retorikë.

-Bëhet fjalë për komunikimin e brendshëm të partisë.

-Ti ndalon retorikën?

-“Nuk do përfshihem në asnjë retorikë”,  domethënë unë kundër Landit, sepse unë mund të shkoj ta përbalt Landin.

-Retorikë do të thotë të bësh replikë.

-Mos u kap pas fjalëve që nuk kanë asnjë lloj kuptimi në atë që ti e mendon./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

“Drejtësi për ’21 Janarin’, Rama videomesazh: E kërkon një popull i tërë

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama -Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik...

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat janë jashtëzakonisht të ashpër...

Ruajtësit e traditës në Elbasan, punimet tradicionale më të preferuarat nga emigrantët

Mijëra emigrantë zgjodhën ti kalojmë festat e fundvitit në Shqipëri. E ndërsa u larguan të gjithë morën me vete një copë nga vendi i...

Berisha emëron koordinatorin e PD për sigurinë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të caktojë Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s”...

“Bomba” e Manajt/ Sulmuesi lufton fort, ndonëse pëson humbje të thellë

Mund të kishte qenë pikërisht në këtë ekip. Rej Manaj u përfol shumë gjatë janarit si shënjestër e mundshme e Trabzonsporit, ndërsa në ndeshjen e...

Lajme të tjera

Web TV