Njihuni me historinë e veçantë si në filmin e Disney, dhelpra dhe qeni bëhen miq të pandashëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi i dashur i Disney, ‘The Fox and the Hound’ duket se është kthyer në realitet ku një bulldog dhe një dhelpër janë bërë miq të mirë.

Pauline Ashanolla, 28-vjeç një natë votë të prillit u telefonua nga dy miq të saj të cilët duke e ditur dashurinë e saj për kafshët i thonë se kishin gjetur një këlysh dhelpre e cila kishte nevojë për ndihmë pasi ishte shumë e dobët, e vetme dhe e frikësuar.

Pauline që prej momentit kur mori në përkujdesje dhelprën, të cilën e quajti Marley, u kujdes shumë për të në mënyrë që të merrte veten. Gjatë kësaj kohe 28-vjeçarja ka vënë re një miqësi të veçantë mes qenit të saj bulldog dhe Marley. Ata luajnë me njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës, flenë së bashku çdo natë dhe shëtisin së bashku.

Pauline shprehet për mediat e huaja se dhelpra ishte aq e dobët kur e gjetën, sa mund të mbahej me një pëllëmbë dore. Për gjashtë javë vajzës iu desh ta ushqente me qumësht të cilin ja jepte me shiringë çdo 90 minuta gjatë ditës dhe natës.

Kur ajo e çoi dhelprën për herë të parë në shtëpi ajo ishte e shqetësuar nëse qeni i saj do të përshtatej me Marley, por me kalimin e kohës ata filluan të flinin së bashku.

‘Përralla’ e dy kafshëve është aq e adhurueshme dhe ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë të filmit vizatimor të Disney, të 1981./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre natën e kaluar. Kompania thotë se...

Grusht shteti në Honduras: Presidenti Zelaya rrëzohet nga pushteti

28 qershor 2009 Më 28 qershor 2009, presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, duke shënuar fillimin e një krize...

FOTO HISTORIKE/ Fillimet e një gjeniu të muzikës shqiptare, Prenk Jakova

Në foto Prenk Jakova së bashku me vëllain e tij,Dedën, më 1920. Më 27 qershor 1917, ne qytetin e Shkodrës lindi Prenk Jakova, një nga...

Lajme të tjera

Web TV