Pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me ministrin serb Vulin, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
I pyetur nga agjencia e lajmeve Tanjug që kontrollohet nga qeveria, lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kryeministrin Avdullah Hoti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, Vuçiç thekson se është e pamundur që shqiptarët të zgjidhin problemet me presion nga jashtë.
“Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të as për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët. Dhe ata për çdo ditë të fyejnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë, dhe të mendojnë se dikush në botë të ketë fuqinë të na detyrojnë të bëjmë diçka të tillë. Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur“, është shprehur Vuçiç.
Pa.Va/Fjala.al