A do të bashkohet Stresi me Keisin? Ja çfarë thotë reperi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është mjaft i komentuar për jetën profesionale dhe atë private.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur edhe për raportin me ish-partneren e tij, Keisin.

Stresi ka sqaruar se kriza mes çiftit ka ardhur që pas daljes së tij nga burgu.

Sipas artistit, gjithçka ka qenë një keqkuptim i madh, pas një nate kur Stresi shoqërohej nga 30 djem të tjerë.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty tërë kohën më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë që unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, ka thënë ai.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka vënë në dyshim nëse do ketë sërish një ribashkim mes tij dhe Keisit.

Megjithatë, ai shton se ish-e dashura e tij vazhdon të mbetet e njëjtë pasi akoma ka mbiemrin e reperit.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, thekson Stresi.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria...

Joe Biden me kancer “agresiv”, reagon Donald Trump: Jam i pikëlluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar i pikëlluar në lidhje me lajmin e ish-presidentit, Joe Biden, i cili u...

“Me merr malli për Gertin”, përlotet Edlira Çepani: Na la dashuri sa për tre jetë

Ndonëse janë bërë 8 muaj nga ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Gerti Bogdani dhimbja është e madhe në shtëpinë e tij,...

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë Socialiste për manipulim të...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Lajme të tjera

Web TV