Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit , Bukurosh Malluta.
Burime për Fjala.al bëjnë me dije se Malluta është shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si pasojë e keqmenaxhimit të situatës në burg.
Kujtojmë që prej disa ditësh në burgun e Peqinit janë futur në grevë urie më shumë se 100 të burgosur të sigurisë së lartë. /Ra.My.Fjala.al/