Landfilli i Vlorës/ Rama publikon videon: Ka nisur puna, projekt me standarte europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka njofutar p♪7rmes një postimi në”Facebook” se ka nisur punimi i landfillit të ri të mbeturinave në Sherishtë të Vlorës.

Ky landfill do të grumbullojë mbetjet urbane të Vlorës dhe Selenicës dhe do të ndërtohet me standarte europiane.

Rama ka theksuar se kjo vepër do të ndërtohet me një impiant riciklimi, ashtu siç është bërë nëElbasan, Fier dhe Tiranë.

STATUSI NGA EDI RAMA

♻️ Kantieret e Rilindjes Mjedisore – Në Sherishtë të Vlorës kemi nisur punën për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që do të presë mbetjet urbane të gjeneruara nga Bashkia Vlorë dhe Selenicë, për një mjedis të pastër për të ardhmen e sigurt të gjeneratave që do të vijnë.

Por nuk do të ndalemi këtu! Do të vijojmë me këtë projekt madhor në fazën 2 me kapsulimin e landfillit ekzistues, që në fakt është veçse një gropë e madhe plehrash dhe do të përmbyllim venddepozitimet jashtë çdo standardi, për të vijuar punën tonë të Rilindjes Mjedisore për zgjidhje të qëndrueshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Siç kemi bërë edhe në Elbasan, Fier dhe Tiranë, edhe në këtë vepër do të ndërtojmë një impiant riciklimi, pasi për ne, ndryshe nga sa bërtasin ata që janë të mirë për asgjë dhe që e lanë Shqipërinë një mal me plehra, rruga jonë e integrimit është me punë dhe jo me fjalë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV