Nesër pasdite seancë plenare/ Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të mbajë fjalim 30-minutësh në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme në orën 16:00 dhe seanca plenare do të fillojë me fjalimin e Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në njoftimin e tij për mediat, Kuvendi bën me dije se Varhelyi do të mbajë një fjalim 30 minutësh dhe më pas seanca plenare do të vazhdojë normalisht me çështjet e tjera të parashikuara në rendin e ditës.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohen ditën e mërkurë, datë 07.10.2020, ora 16:00. (Urdhër nr. 49, datë 06.10.2020, i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Seanca plenare do të fillojë me fjalën përshëndetëse të Komisionerit të Zgjerimit, z.

Olivér Várhelyi, ora 16:00-16:30.

Pastaj do të vazhdojë me çështjet e tjera në rendin e ditës.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së datës 5 tetor: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV