Pompeo, i pari zyrtar i lartë amerikan në Japoni, kritikon “aktivitetin e dëmshëm” të Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pompeo është zyrtari i parë i lartë amerikan që viziton Japoninë, prej kur kryeministri Yoshihide Suga ka marrë këtë pozitë muajin e kaluar, i cili ka thënë se beson që Tokio dhe Uashingtoni kanë qëndrime shumë të afërta.

Diplomati i lartë amerikan  takohet sot me homologun e tij japonez, atë australian dhe indian, gjatë një takimi që është shtyrë pasi presidenti amerikan, Donald Trump dhe një pjesë e stafit të tij janë infektuar me koronavirus.

Pompeo kritikon “aktivitetin e dëmshëm” të Kinës, teksa takon aleatët aziatikë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar të martën për “aktivitetin e dëmshëm të Pekinit në rajon”, teksa është takur me aleatët kyçë të Azi-Paqësorit në Tokio, duke prezentuar kështu një front të bashkuar kundër fuqisë në rritje të Kinës.

Takimi i tij i parë është realizuar me ministren e Jashtme të Australisë, Marise Payne, në të cilën ata kanë diskutuar “shqetësimet e përbashkëta sa i përket aktivitetit të dëmshëm të Republikës Popullore të Kinës në rajon”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

Diskutimet në Tokio vijnë teksa Shtetet e Bashkuara, Australia dhe India kanë mospajtime me Pekinin – duke e lënë Japoninë në pozitë delikate, teksa qëndron afër aleatëve të saj, por në të njëjtën kohë tenton të përmirësojë lidhjet me Kinën.

Duke folur më vonë, Suga ka thënë se përhapja e koronavirusit ka treguar “saktë pse tani është koha që ne të rrisim koordinimin me sa më shumë shtete që mundemi, për një vizion të përbashkët dhe rritje të përpjekjeve për përmirësim të bashkëpunimit”.

Pompeo njihet si kritik i Trumpit në çështjet si: siguria, të drejtat e njeriut, dhe pandemia me koronavirus.

Lexo edhe :  Nisin punimet për urën që nis Siçilinë me Italinë, kostoja... marramendëse!

Ai ka udhëhequr fushatën ndërkombëtare që edhe shtetet tjera të shmangin Kinën, përfshirë teknologjinë e saj. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në maj, BMW “tronditi” botën e veturave me prezantimin e modelit të bukur Speedtop, dhe çdo kopje e planifikuar...

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

WhatsApp po zhvillon një veçori të re të quajtur Guest Chats, e cila do t’u lejojë përdoruesve të kësaj platforme të korrespondojnë me një...

Partizani rikthen trajnerin serb në kampionatin shqiptar

Mladen Milinkovic është trajneri i ri i Partizani. Pasi mbylli aventurën e tij në Malin e Zi me Buducnost Podgorica, tekniku serb ka vendosur...

Zjarr në Finiq, Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit në terren

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë për...

Banorët që jetojnë në këtë ishull arktik, detyrohen të mbajnë armë me vete

Krijuesja e përmbajtjes Cecilia Blomdahl dokumenton jetën e saj padyshim unike në arkipelagun e akullt norvegjez të Svalbardit në YouTube dhe TikTok – dhe...

Lajme të tjera

Web TV