Situatë e rënduar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, lufta prek qendrat e banuara

Qytetet nga të dyja anët e konfliktit ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, janë goditur pandërprerë me raketa dhe me zjarrin e artilerive, duke shënuar një përshkallëzim të luftimeve që konsiderohen më të rëndat që prej armëpushimit në vitin 1994.

Shpresat për bisedime për paqe u zbehën pas fjalimit të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili tha se luftimet do të vazhdojnë derisa Armenia të tërheqë forcat e saj nga rajoni i shkëputur i Nargorno Karabakut.

Radio Evropa e Lirë përcjell sekuenca filmike nga kjo situatë e ngarkuar nga e cila  janë prekur edhe qytetet. Ru. Do/ Fjala.al