Aksidenti ku humbi jetën 26-vjeçari, makina ishte e vjedhur në Laç (DETAJET)

Detaje të reja u zbuluan nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin ku humbi jetën një 26-vjeçar dhe u plagos drejtuesi i mjetit.

Burimet për mediat bëjnë me dije se makina e tipit ‘Audi’ me targa AA603IG ishte e vjedhur në qytetin e Laçit. Gjithashtu gjatë inspektimit u zbulua se brenda në makinë u gjetën dy targa, maska dhe doreza./Re.Gu/Fjala.al