‘Është fshehur prej kohësh një anë e frikshme’, eksperti Erion Dasho thirrje Ministrisë së Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i ka bërë thirrje ministrisë së Shëndetësisë dhe komitetit të ekspertëve që të jenë transparent dhe të tregojnë përqindjen reale të shqiptarëve që humbin jetën teksa janë të shtruar me Covid-19 në repartet e reanimacionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, eksperti thotë se në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara, ditët e qëndrimit ne repartet e reanimacionit janë mesatarisht 5 ditë.

Postimi i plotë:

VDEKSHMËRIA NGA COVID-I NË SHQIPËRI

Përgjatë gjithë epidemisë, transparenca e ministrisë dhe komitetit lidhur me menaxhimin e situatës ka qënë në nivele skandaloze. Komunikimi i hapur dhe i ndershëm me publikun i ka lënë vendin shpesh propagandës së paturpshme.

Për sa i takon trajtimit, çdo ditë raportohen dhjetëra “të shëruar” prej COVID, duke harruar se këta persona shërohen sepse e tillë është ecuria natyrore e sëmundjes, ku 80% deri 85% e pacientëve shërohen pa patur nevojë për asnjë mjekim përveç çajit dhe paracetamolit.

Ndërkohë është fshehur prej kohësh një anë e frikshme e menaxhimit të sëmundjes në Shqipëri, ajo e vdekshmërisë në repartet e reanimacionit. Le të shohim shifrat:

Çdo ditë ministria njofton atë që quhet censusi i shtratit, pra numri i personave të shtruar në spital, në reanimacion dhe të intubuar. Në se shohim censusin e reparteve të reanimacionit, nga data 1 korrik deri më sot në Shqipëri janë raportuar 1,607 ditë qëndrimi në repartet e reanimacionit të dy spitaleve COVID 1 dhe 2. Përgjatë të njëjtës periudhë janë raportuar 335 humbje jete.

Ministria nuk raporton ditë-qëndrimin mesatar në repartet e reanimacionit, prandaj këtë parametër le ta marrim të ndryshueshëm:
1. Ditë-qëndrim mesatar 2 ditor: vdekshmëri 41.7%!
2. Ditë-qëndrim mesatar 3 ditor: vdekshmëri 62.5%!
3. Ditë-qëndrim mesatar 4 ditor: vdekshmëri 83.4%!
4. Ditë-qëndrim mesatar 4.8 ditor: vdekshmëri 100%!!!

Lexo edhe :  Veliaj në burg/ Gazetari paralajmeron: Së shpejti do ketë edhe drejtorë të arrestuar

Në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara, ditë-qëndrimi mesatar në repartet e reanimacionit është mbi 5 ditë. Në se kjo do të ishte e vërtetë edhe në Shqipëri, atëherë vdekshmëria në repartet tona të reanimacionit do t’i afrohej 100%-it.

Këtu po flasim për persona që shtrohen në reanimacion dhe jo për persona të intubuar. Për krahasim, edhe për personat e intubuar, vdekshmëria në vendet e zhvilluara tashmë është nën 50%.

KËTO SHIFRA MERITOJNË VËMENDJE DHE ANALIZË PROFESIONALE IMEDIATE!

Ministria dhe komiteti nuk mund të fshihen më pas “të shëruarve” dhe “heronjve”, por duhet të japin llogari sa përqind e shqiptarëve të shtruar me COVID në repartet e reanimacionit vdesin dhe se si qëndron kjo shifër në raport me spitalet e vendeve të tjera!

Kjo është transparenca minimale që ministria dhe komiteti i detyrohen shqiptarëve, sidomos atyre që kanë humbur familjarët, miqtë dhe të afërmit!

re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Shtrohet me urgjencë në spital Papa Françesku

Paraditen e sotme, pas përfundimit të audiencave, Papa Françesku u shtrua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa ekzaminime të...

Basha reagon me ironi ndaj sulmit të Berishës: Doktor pazari s’di në cilin vit jemi

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të Sali Berishës që lëshoi në emisionin “Opinion”. Basha ka zgjedhur të...

Rama ndan pamjet: Pediatria e specialiteteve në QSUT hap dyert për pak ditë

Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje...

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq të tij, por edhe drejtues...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Lajme të tjera

Web TV