Familja mbretërore në pritje të ëmbël/ Elia Zaharia shtatzënë për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpeshherë kemi dëgjuar thashetheme për një shtatëzani të mundshme të Princeseshës shqiptare, Elia Zaharia. Por kësaj here mesa duket në familjen e saj me Princ Lekën, po shtohet një pjesëtar të ri, pasi Elia është shtatzënë.

Ata janë fotografuar ditën e djeshme nga “Panorama Plus” rrugëve të qytetit, teksa shëtisin dorë për dore. Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë me lule dhe sandale, teksa barku i saj i rrumbullakosur nuk mund të fshihet më. Nuk dihet ende se në çfarë muaji është ajo dhe as gjinia e bebushit, por ne mezi po presim të mësojmë detaje të reja.

Elia, 37 vjeçe, e Princi, 38 vjeç, u martuan në vitin 2016 në një ceremoni martesore që bëri shumë bujë, pasi mblodhi në Tiranë familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota.

Ata kanë shumë vite në krahët e njëri-tjetrit, teksa në 2010 u fejuan në qytetin e dashurisë, Paris.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Balluku jep lajmin: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën...

A do të përjetojmë një 2021 të ri? Plani i luftës i Trump për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

"Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim" është slogani i Donald Trump kundër terroristëve, duke shumëfishuar bastisjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme....

Pamje apokaliptike në portin e Iranit/ Të paktën 8 viktima dhe 700 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm në portin Shahid Rajai në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugor shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima, me ekipet e...

Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do...

Presioni i Trump, Abbas largohet nga Autoriteti Palestinez

Autoriteti Palestinez ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh. Takimet e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro dhe presioni i Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV