Kodi i ri Zgjedhor/ Meta nga Elbasani: Ka ende kohë për reflektim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Elbasani marrëveshjen politike të 5 qershorit, duke thënë se ka ende kohë për reflektim mbi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Nuk dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi. Kam ardhur vetëm për të vizituar Qendrën kaq të rëndësishme që funksionon kaq mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin. Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi dhe natyrisht sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i yni dhe BE.

Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë. Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Ai e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku ishte i ftuar Klerikët e Komitetit Ndërfetar të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, prej ku bërë thirrje që të gjithë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi.

“Duhet të jenë të bashkuar dhe kjo kërkon forcimin e bashkëjetesës. Jam sot në Elbasan ku komunitetet janë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në interes të forcimit të bashkëjetesës, diversitetit dhe edukimit rinjve me ndjenjat patriotike, atdhetare dhe tolerancës pavarësisht besimeve.

Unë dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që ka përçimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

Lexo edhe :  21 janari/ Balla ‘shpërthen’ndaj Berishës: Je përgjegjësi i masakrës, ti e urdhërove

Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”, tha Presidenti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak janë të zhdukur pasi një...

Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Nga Artan Fuga Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri. Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në...

Lajme të tjera

Web TV