U arrestua dje në Greqi, ja kush është shqiptari që do ekstradohet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia të Greqisë, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.

Burime policore bëjnë me dije se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe e Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Autobusi u bë përshesh”, aksidenti në Qafë Thanë, flet trajneri i vajzave të volejbollit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me...

Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u...

Vjosa Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë. Siç shihet edhe në foto,...

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës, ja cilët janë disa nga faktorët e tjerë

Rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më...

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të...

Lajme të tjera

Web TV