Një avokado në ditë dhe i thoni kardiologut ‘ik’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit njerëzit janë fiksuar pas avokados, këtij fruti me tul kremoz si të gjalpit që ofron vlera të mrekullueshme për shëndetin por me kosto të mëdha në mjedis. Konsumi global i avokados luhatet diku tek 3-4 kg avokado për frymë/vit e disa njerëz konsumojnë më tepër duke ngrënë avokado çdo ditë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësojmë se çfarë ndodh në organizëm nëse konsumojmë avokado çdo ditë.

Mund të dobësoheni

Duke qenë se avokadot kanë një përmbajtje të lartë fibre dhe yndyrnash mono-të-pangopura, ato të ngopin shpejt dhe të mbajnë të ngopur për më gjatë, të paktën 3 orë. Gjysmë avokado përmban 10 gramë yndyrna mono-të-pangopura dhe 5 gramë fibër.

Do të keni dëshirë për më shumë fruta dhe perime

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që hanë avokado rregullisht janë më të prirur të duan të vazhdojnë trendin e ushqyerjes së shëndetshme duke ngrënë më shumë fruta dhe perime. Ky kombinim është fitues, jo vetëm për shëndetin por edhe për rënien nga pesha sepse trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Avokado përmban kalium, një mineral që ul tensionin e gjakut. Një filxhan çaji me copa avokado ofron 728 mg kalium, ose 300 mg më shumë se një banane mesatare. Kaliumi pastron trupin nga kripa e tepërt, pastron enët e gjakut dhe mbron zemrën. Përveç pastrimit të enëve të gjakut, avokadoja ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe e mban zemrën të shëndetshme.

Rreziku i diabetit të tipit 2 ulet

Studiuesit kanadezë kanë zbuluar se substanca avocatin B që gjendet tek avokado pengon proceset qelizore që përbëjnë pikënisjen e diabetit të tipit 2. Kjo substancë e bën trupin të përpunojë më mirë glukozën në gjak dhe të përmirësojë reagimin ndaj insulinës. Sipas tyre, njerëzit që hanë avokado rregullisht përballen me një rrezik të ulët të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV