Thanë se është i vjetër, por Edy Reja po e rinovon Kombëtaren si askush tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Edi Reja duket se po i bën një rigjenerim skuadrës së Kombëtares shqiptare, teksa sytë i kthen gjithnjë e më shumë nga moshat e reja. Pas lënies jashtë liste të titullarëve të rëndësishëm si Sadiku, Balaj apo Cikalleshi, dhe prurjeve të shumë emrave të rinj si Jon Mersinaj, Albi Doka, apo Sherif Kallaku, tekniku italian ka thërritur në grumbullim për ndeshjet e tetorit edhe sulmuesin 19-vjeçar, Emiliano Bullari, i cili ishte duke u stërvitur nën urdhrat e Alban Bushit te Shqipëria U21.

Bullar është pjesë e skuadrës së të rinjve të Olympiacos në Greqi, me të cilët ka luajtur 51 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola, ndërsa mediat helene e cilësojnë sulmuesin shqiptar si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Bashkë më 19-vjeçarin, numri i sulmuesve në dispozicion të Rejës shkon në 4, pas grumbullimit të Rei Manaj, Armando Brojës dhe Myrto Uzunit, ndërsa sot pritet të vijë në grumbullim edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Në dispozicion të Rejës është vënë edhe portieri Gentian Selmani, i cili u thirr nga 75-vjeçari italian pas situatës emergjente në portë, ku është konfirmuar mungesa e Ertrit Berishës, dhe ka dyshime për Strakoshën i cili për momentin është i dëmtuar.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV