Datëlindja e Putin, LGBTQ vendos flamurin me ngjyrat e ylberit në hyrje të godinës së qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi rus i punk rock-ut Pussy Riot vendosën flamurin e organizatës LGBTQ jashtë ndërtesës së qeverisë si mesazh kundër politikave të Presidentit Vladimir Putin që ka zhvilluar për sa i përket trajtimit të këtij grupi shoqëror.

“Ne zgjodhëm flamujt e ylberit si një dhuratë për Putinin si një simbol të dashurisë dhe lirisë së munguar”, tha grupi përmes një postimi në Facebook. Flamujt u varën përpara Ministrisë së Kulturës, selisë së shërbimit sekret vendas , administratës presidenciale, si dhe Gjykatës së Lartë Ruse.

“Shteti nuk duhet të ndërhyjë në e punët komunitetit LGBTQ,” vazhdoi postimi. “Por nëse po, atëherë komuniteti mund të ndërhyjë në jetën e shtetit dhe reagimi ynë do të jetë simetrik”

Dy anëtarë të grupit – Vasily Andrianov dhe Elizaveta Diderikh – u arrestuan dhe u lanë të lirë të mërkurën për mbajtjen e tubimeve në qendër të Moskës.

Grupi ka qenë kritik ndaj trajtimit të qeverisë ruse ndaj pakicave seksuale, shpesh duke mbajtur koncerte ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen ndaj veprimeve të qeverisë.

Pussy Riot bashkoi një numër kërkesash me rastin e ditëlindjes së presidentit, të cilat ata dëshirojnë të festohen si  dita e organziatës LGBTQ çdo vit.

Postimi bëri thirrje gjithashtu për një hetim në rrëmbimin dhe vrasjen e pakicave seksuale në republikën e Çeçenisë, si dhe një fund të ngacmimit të partneriteteve dhe familjeve të të njëjtit seks.

Ndërsa homoseksualiteti nuk është një vepër penale në Rusi, një ndryshim kushtetues i fundit thotë se martesa mund të bëhet vetëm midis një burri dhe një gruaje. Fl.St/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV