Kë politikan vlerëson Arben Rakipi? (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2002 parlamenti u mblodh në një seancë të posaçme dhe opozita e PD bashkoi votat me mazhorancën socialiste dhe shkarkuan Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi. Ishte një përplasje e hapur mes politikës qeverisëse dhe prokurorisë.

Por pas 18 vjetësh Rakipi ka një politikan që e vlerëson shumë. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku në emisionin HARD TALK,  Rakipi thotë se ka ngelur i kënaqur nga marrëdhënia institucionale me Fatos Nanon.

 -A ka ndryshuar brezi i ri i politikanëve?

-Nuk i vëzhgoj, nuk më interesojnë. Me zotin Nano i cili ka qenë kryeministër në kohën kur unë isha Prokuror i Përgjithshëm, kam ngelur shumë i kënaqur nga marrëdhënia institucionale. Ka ditur çështë ligji, çështë prokuroria, dhe ka pasur respekt pafund për pavarësinë, edhe timen. Nuk ka patur asnjëherë tendencë për të ndërhyrë për çështje dhe për rrjedhojë merr për mua pikët maksimale si statist./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

Lajme të tjera

Web TV