Një ndeshje sa e vështirë aq edhe historike për dardanët të cilët do të krenojnë të gjithë shqiptarinë nëse arrijnë të fitojnë sot, dhe të avancojnë në finalen e play offit aty ku do të përballen me fituesen e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. Në stadiumin Toshe Proeski dardanët do të përpiqen të prekin triumfin, pavarësisht 8 mungesave që trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka në formacion.
Konfirmohet mungesa e Vedat Muriqit, Milot Rashicës, Amir Rrahmanit, apo dhe emra si Kryeziu, Voca, Bernard Berisha nuk do të jenë pjesë e sfidës së sotme. Megjithatë me grupin që ka në dispozicion Kosova mund të befasojë.
Në sulm pritet të aktivizohet Atdhe Nuhiu, reparti i mbrojtjes mbulohet nga Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda ndërsa në mesfushë pritet të aktivizohen Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina.
Ndërsa zbulohet se formacioni i Maqedonisë do të jetë 4-2-3-1, teksa nga minuta e parë pritet të aktivizohen plot 4 futbollistë shqiptarë. Mulsiu, Ademi, Alioski dhe Bardhi.
Në portë do të jetë Dimitrievski. Në mbrojtje, Ristovski, Velkovski, Musliu dhe Ristevski. Në mesfushë dyshja Ademi dhe Spirovski. ndërsa në sulm pritet të jetë Pandev.
Takimi Maqedonia e Veriut- Kosova do të luhet në stadiumin Toshe Proeski në orën 20:45.
Fj.Ak/Fjala.al