Rakipi: Ja prokurorët e SPAK te të cilët kam shumë besim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK është institucioni më i rëndësishëm  i drejtësisë i ngritur pak kohë më parë. Ky institucion përbëhet nga 13 prokurorë. Por a duhet të kemi besim për mënyrën se si do funksionojë? Arben Rakipi një  nga njohësit më të mrië të trupës së drejtësisë,  deklaron në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  se në SPAK te dy prokurorë beson shumë.

 -Besoni që institucionet e reja  do arrijnë atë pritshmëri që ka opinioni publik?

-Duhet kohë. Grupi i prokurorëve që është atje kanë kulturën e punës që dallon nga njëri-tjetri. Dikush ka shumë eksperiencë, dikush ka pak eksperiencë, dikush ka punuar në drejtim, dikush nuk ka punuar fare. Po t’i shtosh kësaj ligjet e reja që janë futur bën një kompleksitet gjërash atje brenda që ajo që të vjen në mend është se duhet pak kohë për tu ambientuar me të rejat. Kur them që duhet kohë, këtë kam parasysh plus influencave të zakonshme.

-Kjo vlen edhe për SPAK-un?

-Jo. Çështja e kohës vlen vetëm në një aspekt, sepse ata janë duke bërë të njëjtën punë. Ata ishin prokurorë, vazhdojnë të jenë prokurorë, kishin ndihmë nga policia, kanë ndihmë nga policia, nuk kanë asnjë argument.

-A jeni optimistë që ata do arrijnë rezultate?

Çështja e kohës te këta vlen vetëm për faktin e vetë-sugjestimit, të vetë-vlerësimit, që të kalojnë shkallë pas shkalle deri atje ku duhet.

-Do kenë rezultate?

-Unë them se po. Punët e mëdha bëhen nga njerëz të mëdhenj. Njerëzit e zakonshëm nuk bëjnë punë të mëdha.

-A kemi të SPAK-u kështu?

-Mund të ketë dy prej tyre që i njoh, mund të jenë të tillë./Fjala.al/Ke.Ba/

 

Lexo edhe :  “Daniel Shima u rrëmbye”, akuzat e Berishës: Ishte në bodrumet e Suel Çelës

 

Të fundit

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,”...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Lajme të tjera

Web TV