Zbulohet letra e Musine Kokalarit për Enver Hoxhën: E bëra burgun, përse po më internon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

16 fakte nga historia e shkrimtares disidente. Detaje nga letra prej 4 faqesh që i dërgoi Sekretarit të Parë

-Musine Kokalari ishte gruaja e parë shkrimtare në historinë e kombit shqiptar.

-Musine Kokalari ishte një nga 1 mijë gratë shqiptare dhe 1 nga 30 shkrimtarët që u arrestuan dhe u dënuan me burg si kundërshtarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

-Musine Kokalari jetoi 66 vjet, 4 muaj e 4 ditë. Ajo lindi më 17 shkurt 1917, në Adana të Turqisë dhe vdiq në Rrëshen, më 13 gusht 1983.

-Nga këto Musine Kokalari qëndroi e burgosur 15 vjet dhe 21 vjet e internuar deri ditën që vdiq si kundërshtare e regjimit me akuzën armike e popullit.

-Deri sa u instalua regjimi komunist Musine Kokalari ishte një shkrimtare e re me shumë perspektivë. Ajo kishte publikuar tre libra: “Seç më thotë nëna plakë”, Tiranë, Bota e re, 1940, “Rreth vatrës” 1944 dhe “Sa u tund jeta” 1945”.

-Musine Kokalari dhe Enver Hoxha ishin të dy nga Gjirokastra. Sipas dëshmive, në vitet ‘30 Enveri, një djalë i ri, kishte kërkuar të martohej me Musine Kokalarin, por ajo kishte refuzuar prerë.

-Pasi mori pushtetin, Enveri realizoi hakmarrjen ndaj Musinesë. Në 12 nëntor 1944 u pushkatuan pa gjyq dy vëllezërit e Musinesë si armiq të popullit.

-Dy vjet më pas u arrestua edhe Musineja, si themelues e Partisë Socialdemokrate dhe kundërshtare e sitemit komunist të instaluar. Ajo deklaroi në sallën e gjyqit:

-“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim, edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”

Lexo edhe :  Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

-Pas këtyre fjalëve Musine Kokalari u dënua me 20 vjet burg. Ajo kaloi 15 vjet si në burgun e Burrelit. Sapo u lirua, u internua në Rrëshen dhe u detyrua të punonte si pastruese e rrugëve të qytetit.

-Në këtë moment ajo i shkroi një letër me 4 faqe Enver Hoxhës, në të cilën i kërkoi të mos internohej, sepse e kishte përfunduar dënimin e vet.

-Mes të tjerave në letër ajo ka shkruar:

-“Kur lexova fjalinë tuaj se pas dënimit të çdokujt nuk do të kishte më as ndjekje, as pengesa. Burgun e mora si një borxh që duhej larë. Vetë veprova, vetë e pagova. Por dënimi i dytë nuk është trajtim i drejtë. Prandaj ju lutem shqyrtojeni edhe një herë, sepse, nëse ka arsye tjetër, unë jam gati të përballem”.

-“Në qoftë se unë si e internuar, nuk kam të drejtë të merrem publikisht me lëvizjen e librave, besoj se nuk më ndalohet që orët e lira të jetës sime private të merrem me metariale folklorike. Përse vallë të mos m’i jepni? Përse të bëhet ky persekutim?”

-Pas kësaj letre Enver Hoxha nuk denjoi t’i kthente përgjigje. Diktatori mësohet të jetë shprehur: Akoma gjallë qenka kjo?

-Musine Kokalari vdiq në Rrëshen, në internim, 21 vjet pas dërgimit të kësaj letre dhe 2 vjet para se të vdiste diktatori Hoxha.

-Ajo vdiq e izoluar dhe e përndjekur, duke shënuar një rast nga më të rëndët të përndjekjes së intelektualëve dhe një femre gjatë regjimit komunist.

-Musine Kokalari është nderuar dhe vlerësuar maksimalisht pas rrëzimit të sistemit komunist. Emri i saj është në panteonin e atyre që u përndoqën dhe u burgosën gjatë regjimit komunist për bindjet e tyre. Ajo është shpallur “Martire e demokracisë”. Një shkollë dhe një bibliotekë në Tiranë mbajnë emrin e Musine Kokalarit.

Re.Gu/Fjala.al

 

Të fundit

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Amerikani blen 162 bileta për një short lotarie dhe fiton 811 mijë dollarë

Një burrë nga Karolina e Jugut mori një rrezik të madh duke blerë 162 bileta identike për një short të vetëm të lotarisë Pick...

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i...

Lajme të tjera

Web TV