Del në treg maska më e shtrenjtë në botë, kushton 212 mijë euro (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dalë në treg maska më e shtrenjtë në botë. Maska kushton rreth 250 mijë dollar apo 212 mijë euro dhe është e krijuar me diamante.

Maska peshon 157 gramë dhe përbëhet nga ar i bardhë i cili i jep asaj efektin e një cope të vërtetë. Diamantet janë të gërshetuar nëpër copë dhe janë plotë 3.040 diamante që peshojnë 73.27 karat.

Si bazë për ngjitjen e arit dhe diamanteve shërben një maskë e thjeshtë kirurgjikale. Fillimisht maska u mendua të ishte standard, por duke parë se kishte kërkesa të shumta, kompania vendosi që të marri porosi të personalizuara.

Keith Strandberg, menaxheri i markës deklaroi se “Jacob and Co, në filozofinë e saj menaxheriale shpesh ka dashur t’i japë një kuptim tjetër produkteve të përdorimit të përditshëm, që nga kravatat, dorezat, veshjet deri tek të brendshmet. Tani që gjithë bota është e detyruar të mbajë maskë për fytyrën, Arabo ka vendosur t’i shtojë shkëlqim dhe elegancë këtij aksesori që është bërë i domosdoshëm në jetën e përditshme”./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Keidi Bare i pafat, rikthehen problemet muskulare! Mesfushori humb sezonin

Rikthimi i Keidi Bares dukej shumë pranë deri para një jave, por mesfushori shqiptar është i pafat. Ai nuk...

“Non Grata” të reja nga Britania? Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 11 majit…

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë...

Çudirat e Partisë Demokratike, kandidati për deputet me kartelë nga Spitali Psikiatrik

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se një kandidat për deputet i Aleancës për Shqipërinë Madhështorë ka pasur një kartelë në Spitalin Psikiatrik...

“Alibia e humbjes ka filluar”, Rama tallet për rezolutën e PD për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në X lidhur me miratimin unanim që PPE bëri për rezolutën e propozuar nga...

Ahmed Kalaja nxjerr fotot në rrjet: Ky është i riu që po grabit xhamitë e Tiranës!

Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar në llogarinë e tij pamjet e një të riu që po grabit xhamitë...

Lajme të tjera

Web TV