Itali/ Studimi: Vetëm 1% e viktimave nga c*vid janë nën moshën 50 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti mbi karakteristikat e viktimave të Covid-19, rifreskuar më 4 tetor dhe që tregon se gjatë verës mosha mesatare e vdekjeve është rritur ndjeshëm.

407 pacientë me SARS-CoV-2  të cilët janë nën moshën 50 vjeç kanë gjetur vdekjen  nga fillimi i pandemisë e deri tani.

Instituti italian i shëndetesisë bën të ditur se 89 viktima janë  nën moshën 40 vjeç nga të cilët, 14 nuk ishin diagnostikuar me patologji të rëndësishme.

Nëse llogarisim që në total janë 36 mijë viktima në vendin fqinjë, atëherë personat pozitive nën 50 vjec që kanë vdekur nga Covid-19 perbëjnë 1% të shifrës totale.

Duke krahasuar karakteristikat e vdekjeve në dy tremujorët mars-maj dhe qershor-gusht 2020, që del nga Raporti ISS, vërehet se në tremujorin e dytë mosha mesatare e vdekjeve rritet pak (nga 77.8 në 81.7 vjet) dhe vdekjet e njerëzve me 3 ose më shumë sëmundje para-ekzistuese, janë dyfishuar.

Terapia me antibiotikë është përdorur zakonisht gjatë shtrimit në spital (86.6% të rasteve), terapi antivirale më pak e përdorur (57.9%) dhe terapi kortikosteroide më rrallë (43.5%). Në 1138 raste (26.3%) janë përdorur të tre terapitë.

Problemet në mushkëri ishin ndërlikimi më i zakonshëm tek pacientët e vdekur (94.7% të rasteve), pasuar nga problemet në veshka (23.2%), superinfektimi (18.2%) dhe problemet në zemër (10.9%)

Sipas raportimeve, mosha mesatare e pacientëve të vdekur dhe Sars-Cov-2 pozitivë është 80 vjeç dhe është mbi 25 vjet më e lartë se personave që morën infeksionin. Ru.Do/ Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Lajme të tjera

Web TV