Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri Rama ka prezantuar shtyllat kryesore të planit socialist.
Rama është shprehur që tre shtyllat janë infrastruktura, transporti energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi.
“Tre shtyllat e planit shkojnë në harmoni me planin tonë, infrastruktura, transporti energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi. Sot ne jemi vendi i parë në Ballkan për qeverisjen digjitale., Kjo është e ardhmja. Nëse sot shumë zyra, punonjës kanë mentaliteti e të shkuarën, do kemi një shtet që s’do kenë nevojë ta dinë kush është drejtori apo drejtoresha, nuk do ketë më zyra pritje, gjithçka do të bëhet online. Jo pas 10 vitesh, po shumë pak vite, para se të mbarojë mandati i tretë. Nuk do keni mundësi që të paguani më rryshfete“, tha Rama.
Jo.Be/Fjala.al