Meta: E ardhmja evropiane më e sigurtë nëse reformat udhëhiqen nga akademikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Herë me emër, e herë të tjera duke ia nënkuptuar, Presidenti Ilir Meta, prej kohësh tashmë nuk i kursen shigjetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Ai e ftoi ditën e sotme në përballje televizive, ashtu sikundër ftoi socialistët që ta përzënë nga Partia Socialiste.

Por edhe gjatë dekorimit “Nderi i Kombit” të profesor Petrit Radovickës, një nga kolosët e shkencës shqiptare dhe sistemit energjetik të Shqipërisë, kreu i shtetit nuk i kurseu shigjetimet.

“E ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë më e sigurtë nëse reformat që na afrojnë me Bashkimin Europian udhëhiqen nga akademikët, profesorët e intelektualët, dhe jo nga personazhet kalimtare të politikës”, tha Meta në një moment të fjalës së tij.

Po ashtu Presidenti deklaroi se është koha që shoqëria shqiptare dhe institucionet shtetërore në veçanti, të kthejnë vëmendjen ndaj shkencës dhe të dëgjojnë më shumë se kurrë, zërin e personaliteteve të shquara të saj, të profesorëve, akademikëve dhe intelektualëve, që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe progresin e vendit.

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV