Pandemia/ Rritje të kurbës së infektimeve në Gjermani, ndalohet duhani në ambientet publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Berlinit Michael Müller njoftoi për masa më të rrepta anti-pandemike pasi ekspertët e shëndetësisë deklaruan se Berlini e ka kaluar kufirin kritik tinfeksioneve me koronavirus.

Sipas njoftimeve në Berlin në shtatë ditët e mëparshme janë regjistruar 53 raste të reja infektimi me koronavirus për 100,000 banorë. Në Gjermani, një zonë me mbi 50 infeksione të reja me koronavirus për 100,000 vetë brenda një jave konsiderohet zyrtarisht si e rrezikshme dhe kapërcimi i këtij pragu ka të ngjarë të shkaktojë kufizime të reja dhe kufizime të udhëtimeve.

“Ne duam ta shmangim një bllokim si ai që patëm, me çdo kusht,” tha Müller. Edhe kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se një bllokim i ri do të kishte një efekt serioz mbi popullsinë. “Unë nuk që të përsëritet ajo që ndodhi në pranverë,” tha ajo gjatë konference duke iu referuar masave të rrepta të vendosura në fazat e hershme të pandemisë.

Shqetësim në Frankfurt

Frankfurti, qendra financiare e Gjermanisë, e kapërceu gjithashtu pragun e 50 rasteve për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit. Qyteti ka shpallur tashmë masa të reja kundër infeksioneve, përfshirë edhe ndalimin e konsumit të alkoolit në vende publike dhe rregulla më të forta për maskat.

Baret dhe restorantet janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura midis orës 11:00. dhe orës 6 e mëngjesit. Autoritetet e qytetit e kufizuan numrin të pranishmëve në aktivitete në hapësira publike në 25 vetë dhe u kërkuan qytetarëve privatë të kufizojnë festat e tyre private në 10 persona ose më pak.

Alarmi i qeverisë gjermane

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i kritikoi “qytetarët se po sillen me injorancë ndaj pandemisë”. “Unë jam shumë i shqetësuar për këtë,” tha Spahn në një konferencë shtypi në Berlin pasi u botuan të dhënat e fundit. Spahn u bëri thirrje gjermanëve të mbajnë distancën dhe t’u binden masave higjienike në mënyrë që të shmanget arritja e pikës “ku ne të humbasim kontrollin”.

Lexo edhe :  Presidentja e Maqedonisë së Veriut flet pas fitores: Ballkani së pari, pastaj Brukseli!

Zyrtari më i lartë i kontrollit të epidemisë në Gjermani paralajmëroi se Gjermania mund të përjetojë deri në 10000 raste të reja infektimesh në ditë, nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat e higjienës dhe të distancimit social.

“Është e mundur që përhapja e virusit të dalë jashtë kontrollit,” u tha gazetarëve në Berlin Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch. “Nuk e dimë si do të zhvillohet situata në Gjermani në javët e ardhshme. E mundur është që të përjetojmë 10000 raste të reja në ditë,” tha ai, raporton “DW”.

Njoftimi i tij erdhi pas një rritjeje rastesh të reja. Gjermania regjistroi më shumë se 4000 infektime me koronavirus në një periudhë 24-orëshe – duke shënuar shifrat më të larta të regjistruara që nga kulmi i pandemisë në pranverë.

Shifrat e publikuara të enjten nga Instituti Robert Koch flasin për 4058 infektime të reja të konfirmuara – një ndryshim prej më shumë se 1200 rastesh krahasuar me 2828 raste të mërkurën.

Autoritetet e shëndetësisë nuk kishin regjistruar një numër kaq të madh të rasteve ditore që nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, kur Gjermania regjistronte shpesh më shumë se 6000 raste të reja në ditë. Infektimet filluan të rriten përsëri në korrik – një rritje që u lidh me njerëzit që u kthyen nga pushimet verore.

Berlini dhe Frankfurti kanë arritur nivelin e përcaktuar nga qeveria si të rrezikshëm – 50 raste të reja për 100,000 banorë gjatë brenda shtatë ditësh. Kjo mund të çojë në kufizimin e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksident tragjik/ Autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 16 pasagjerët

Një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb mëngjesin e djeshëm të së martës në rajonin malor...

Deputeti Luan Baçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputeti Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK. Nuk...

Rama ndan pamjet nga bregdeti i Durrësit: Kemi marrë të gjitha masat për një sezon veror

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Durrësit. Në videon e publikuar nga kryeministri duket se vijon puna...

“CN Traveller”/ Tirana e Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi, sipas një artikulli të botuar...

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe familja e saj, emigrojnë në vendin...

Lajme të tjera

Web TV