Sipas MeteoAlb orët e para të ditës paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat malore, por pa shi.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /Ra.My.Fjala.al/