Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 10 tetor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ju pret një fundjavë e mbushur me nervozizëm në sferën sentimentale. Mundohuni që të shmangni debatet. Në punë e shtuna do të jetë nën ritmin e duhur. Me një person të lindur në shenjën e peshqve ose akrepit mund të keni keqkuptime.

Demi

Nëse ka ndonjë problem në dashuri, mundohuni që ta zgjidhni. Ndërsa në punë duhet të ruani qetësinë. Prisni edhe pak, pasi zgjidhjet nuk do të vonojnë.

Binjakët

E shtuna do të jetë e mbushur me nervozizëm në dashuri. Duket se do ju duhet të bëni punë, për të sheshuar distancën me partnerin/en. Sa i takon punës, mundësitë e mira nuk do të vonojnë në vijim.

Gaforrja

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj, ndaj nëse duhet të flisni për çështje të rëndësishme, bëjeni. E shtuna është mjaft e favorshme për ndjenjat. Në sferën profesionale, mund të ketë takime të favorshme. Ka ardhur momenti që të zgjeroni njohjet.

Luani

Duke nisur nga e shtuna, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, por mundohuni që të shmangni komplikimet. Në punë nuk duhet të bëni shumë, pasi momentet e vështira do të kalojnë gradualisht.

Virgjëresha

Gjatë kësaj periudhe mund të lindin histori të bukura dashurie, të destinuara për tu shndërruar në të rëndësishme. Në punë mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe mos lini që t’iu ikë një mundësi e mirë.

Peshorja

Duhet të përpiqeni të mos diskutoni për arsye banale, në mënyrë që situata të mos ju dalë nga kontrolli. Në punë, nuk duhet të tregoheni të nxituar.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Akrepi

Kjo e shtunë është dita e ballafaqimeve. Ju pret një ditë intriguese edhe në lidhjet rastësore. Ndërsa në punë ka disa probleme, të cilat kërkojnë pak kohë për tu zgjidhur.

Shigjetari

Venusi nuk është ende në favorin tuaj, por gjatë kësaj dite nuk do të mungojë dëshira për dialog. Në punë duhet të mundoheni që të ruani qetësinë dhe ti ndërtoni gjërat, ditë pas dite.

Bricjapi

Hënën e keni kundër, ndërkohë që ju pret një ditë e vështirë për ndjenjat. Në punë nuk do të mungojnë mundësitë, sidomos nëse jeni në kontakt me shumë njerëz.

Ujori

Dikush mund të mos jetë sjellë siç duhet me ju, duke përfituar nga mirësia që keni treguar. Në punë do të jeni shumë energjik, por bëni kujdes që të mos e shndërroni energjinë në inat.

Peshqit

Ju pret një e shtunë pozitive për dashurinë, por mbani parasysh se Venusin e keni ende kundër. Në punë, nëse ka persona që mund t’iu ndihmojnë, ka ardhur momenti që t’iu kërkoni një dorë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV