Niset me bashkëshortin për në Greqi, gruaja “ngec” në kufi, çfarë i gjeti policia në çantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekuestrohen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës 25 mijë euro të padeklaruara, duke proceduar penalisht 43-vjeçaren që i posedonte.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të Shqipërisë, efektivët e policisë kaluan për kontroll në vijën e dytë, shtetasen S. R., 43 vjeçe, lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj të dyshuarës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky është rasti i dytë i sekuestrimit të një shume të konsiderueshme parash të padeklaruara në pak orë. Ditën e djeshme shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollava në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

Lajme të tjera

Web TV