Trump merr pjesë në aktivitetin e parë publik pas diagnostikimit me virusin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump mbajti të shtunën pasdite në Shtëpinë e Bardhë aktivitetin e parë me të ftuar që kur rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Presidenti foli nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë në një aktivitet të quajtur ‘protestë paqësore për rendin dhe ligjin’, ku morën pjesë disa qindra njerëz, të cilët qëndronin në lëndinë poshtë tij.

Presidenti fillimisht kishte në fytyrë një maskë, por e hoqi para se të fliste. Ai u prit me entuziazëm nga mbështetësit e tij.

Dalja e tij shihet si një hap i parë drejt rifillimit të fushatës së plotë javën e ardhshme.​

Pjesëmarrësit mbanin maska dhe kishin veshur uniforma blu​ si dhe kapele të kuqe me mbishkrimin “Make America Great Again” (“Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”).

Presidenti Trump, i cili ka bërë fushatë me temën për rendin dhe ligjin në disa muajt e fundit, kur ka patur disa herë protesta të dhunshme për drejtësi racore,
u tha pjesëmarrësve të shtunën se Partia Republikane ka mbështetjen e forcave policore të Amerikës.

Ende ka pikëpyetje nëse Presidenti Trump, i cili njoftoi më 2 tetor se kishte virusin dhe kaloi tre net në një spital ushtarak, mund ta transmetojë virusin. Ai i tha televizionit Fox News se kishte të ngjarë të testohej të premten.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha në një njoftim të enjten se, “bazuar në trajektoren e një diagnostikimi të specializuar që ka kryer ekipi”, ai “parashikon plotësisht kthimin e sigurt të Presidentit në angazhimet publike” që nga e shtuna.

Ndërkaq, rivali i tij demokrat Joe Biden testoi negativ për COVID-19 të shtunën para një udhëtimi fushate në Pensilvani, thanë ndihmësit e tij në një deklaratë.

Lexo edhe :  Takim i pazakontë në Stamboll/ Erdogan pret udhëheqësin e ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa

Ndihmësit e Presidentit Trump thanë të premten se ai do të flasë në një aktivitet fushate në Florida të hënën, i pari jashtë Uashingtonit, që kur u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar. Presidenti e konfirmoi këtë në Twitter./voa/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV