Mjeku Erion Dasho: Mbajtja e maskave në rrugë, masë pa vlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho thotë se mbajtja e detyrueshme e maskave në rrugë “janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjenë!”

Përmes  një postimi në rrjetet sociale, Dasho theksoi se kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë duhet “të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje! Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!”.

“Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!”, shkruan mjeku specialist.

POSTIMI I PLOTE

EPIDEMISË I PËRGJIGJEMI ME … PROPAGANDË
Në momentin kur rreziku nga COVID ka arritur në nivele alarmante dhe gjithë Europa po përballohet me rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, Shqipëria fsheh kokën si struci, injoron shkallën më të lartë të vdekshmërisë reanimatore në Europë dhe vazhdon të mburret se jemi vendi me performancën më të mirë kundër COVID-it.
Performanca e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë sot nuk mund të quhet veçse patetike!

Në trinomin testo-gjurmo-trajto, ministria dhe shteti ynë vazhdojnë të rezultojnë ngelës në klasë që në elementin e parë – testimin.
Kryeministri në mënyrë të paturpshme u mburr me trefishim të numrit të testeve në raport me korrikun, kur dihet se ky trefishim ofrohet nga sektori privat dhe përballohet nga xhepat e shqiptarëve me çmimin më të kripur në BE, plot 100 EURO për test! Dhe me gjithë këtë sakrificë të qytetarit, ende jemi vendi i fundit në Europë për numër testesh.

Lexo edhe :  Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris', GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Asnjë fjalë për trajtimin ku pacientët shqiptarë po konsumojnë antibiotikët dhe antikoagulantët si karamele dhe ku secilin shqiptar e pret realiteti i zymtë i tre cikleve trajtimi me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë pa ardhur ende fundi i pranverës.
Gjurmimi epidemiologjik (të cilin kryministrit ja kanë servirur kush e di nga cili status që unë dhe kolegët botojmë çdo ditë) bëhet si në Anglinë e shekullit të 19-të, me çantë në dorë dhe pa asnjë mjet dixhital. Një turp ky për Europën e shekullit të 21-të!

“Zgjidhja” që ofron “ish babai” i kohës së pranverës janë maskat në rrugë dhe gjobat!

Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!

Maskat në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!

Në se kemi arritur që t’i mbushim mendjen kryeministrit dhe ministres se realisht na pret një dimër i vështirë këtë vit, ata bëjnë mirë të lexojnë statuset e dhjetëra mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik të cilët, realisht të shqetësuar dhe të alarmuar për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kanë muaj që shkruajnë e flasin.

Sa më parë, kryeministri dhe ministrja bëjnë mirë të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje!
Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma! Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

”Kemi një dritare të hapur për në BE”/ Rama: Nuk duhet ta humbim

“Për herë të parë, qysh se unë jam në krye të PS, dhe në krye të qeverisë, është hapur...

Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vëren Fondacioni Europian i Trajnimeve në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë...

Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend paraditen e sotme, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS. Mësohet se fjala e...

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11...

Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, ja sekreti

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Lajme të tjera

Web TV