Arsyet e çuditshme pse dashurohen pas jush

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashuria s’njeh rregulla dhe as receta, prandaj shpesh këshillat që jepen është e pamundur të ndiqen. Pse dashurohemi pas një njeriu dhe jo pas një tjetri? S’mund ta dimë, por ka plot arsye të çuditshme që e bëjnë dikë t’ju dashurojnë.

1.Njerëzit dashurojnë njerëzit që janë si ata. Nëse keni parime të njëjta, eksperienca të ngjashme, jeni njësoj tërheqës dhe të një grup moshë, mund të dashuroheni lehtësisht.

2.Nëse dëshironi që dikush të dashurohet me ju, tentoni t’i ngjani prindit të tyre të seksit të njëjtë me ju. Mbani të njëjtën ngjyrë flokësh me nënën e tij; me fat do të ishit po të kishit edhe të njëjtën ngjyrë sysh.

3.Edhe aroma natyrale e trupit tuaj luan një rol të rëndësishëm tek tërheqja. Gratë në ovulim preferojnë meshkujt me nivele të larta testosteroni. Dhe burrat në shumë raste preferojnë aromën e grave gjatë ciklit menstrual. Prandaj shfrytëzojeni atë periudhë të muajit për të ‘magjepsur’ partnerin tuaj potencial.

4.Mbani trupin drejt dhe gjoksin përpara. Kjo ju tregon më të hapura, ftuese dhe tërheqëse.

5.Gjatësia luan një rol kyç në tërheqjen e seksit të kundërt, sidomos tek meshkujt. Kush nuk e do një bukurosh të gjatë?

6.Kalimi i eksperiencave emocionuese ose të frikshme në takimet e para, ju lidh më shumë bashkë. Prandaj s’keni përse të mos e zëvendësoni atë kafenë me një hedhje me parashutë?

7.Nëse ti dhe personi që pëlqen jetoni pranë njëri-tjetrit, ka më shumë mundësi të krijoni një lidhje bashkë, sepse mund ta njihni më shumë njëri-tjetrin falë takimeve të rastësishme.

8.Buzëqeshja është shumë e rëndësishme nëse doni të tërhiqni dikë. Sipas studimeve, njerëzit tërhiqen nga partnerët pozitivë.

Lexo edhe :  Hakerohet faqja e Bashkisë Tiranë, “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit!

9.Mënyra më e mirë për të rënë në dashuri me dikë është njohja. Një studim shumë i njohur ka bashkuar dy të panjohur që i kanë bërë njëri-tjetrit 36 pyetje në 45 minuta, shkruan anabelmagazine. Rezultatet e studimeve kanë treguar se njerëzit mund të ndërtojnë intimitetin praktikisht me këdo, nëse do të përpiqeshin mjaftueshëm./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja apel për ndihmë

Një familje australiane po përpiqet me çdo kusht të gjejë djalin dhe vëllanë e tyre, i cili u zhduk...

Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Në Gjermani po rritet shpejt numri i super të pasurve - 3.900 vetë posedojnë tani gati një tretën e të gjithë pasurisë financiare. Vetëm...

Kush është kopshtari 22-vjeçar i Trump në krye të luftës kundër terrorizmit në SHBA

Gjatë bombardimit të Iranit duke rrezikuar kundërpërgjigjen e Teheranit kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe sulmeve terroristë në SHBA, administrata Trump caktoi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 31 të vrarë

Të paktën 31 persona u vranë këtë mëngjes në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raportoi Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore. Të paktën 10...

Microsoft bllokon Google Chrome

Në fillim të këtij muaji, funksioni “Siguria Familjare” e Microsoft-it, i cili përdoret kryesisht nga prindërit dhe shkollat për kontrolle prindërore dhe filtrim përmbajtjeje,...

Lajme të tjera

Web TV