Debati për heronjtë/Meta: Esati i Rilindjes i urren heronjtë që sakrifikuan për Atdheun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama pas reagimit  të sotëm  lidhur me dekoratat e heronjve ku ka përmendur edhe Vojo Kushin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta e quan kryeministrin Rama si Esatin e Rilindjes që i urren Dëshmorët e Kombit dhe Heronjtë.

Presidenti është shprehur se Rama duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder ka filluar dhe nuk do të ndalet.

“Tre milionë ilirë në 25 prill i ka gati” shkruan Presidenti.

“Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun”

Kujtojmë se debati mes tyre ka nisur prej një reagimi të kryeministrit nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ku është shprehur se Meta është i vetmi  President që dekoron heronjtë që kanë vdekur para se ai të lindte.

“Edhe diçka të fundit për Ilir Metën, është presidenti i parë dhe i fundit që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte, kjo nuk ekziston. Edhe mbretërit nuk japin dekoratat për ata që kanë vdekur më parë. Ka medalje të posaçme për ata që vriten sot, vritet një ushtar në Afganistan i jepet medalja të shoqes, fëmijës. Por që ti të dekorosh heronjtë e popullit kjo tejkalon Boratin, kjo e bën Boratin më të shëmtuar se kopja. Çfarë i bën Ilir Meta, Vojo Kushi?,” është shprehur Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë në 9 tetor të këtij viti./Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  “Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV