“Po bëhesh gazi i botës”/ Rama vijon replikat me Metën: Heronjtë mbaji për vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Presidentin Ilir Meta në lidhje me dhënien e dekoratave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo është një marrëzi e pashoqe që po e bën Presidentin gazin e botës dhe të republikës sonë.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!”, shkruan kryeministri.

Ndër të tjera, Rama i sugjeron Metës se heronjtë duhet t’i mbajë në zemër dhe nuk duhet të shajë si i dehur.

“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!”, thekson ai.


Debati midis tyre ka nisur që prej Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama u shpreh se Meta është i vetmi President që dekoron heronjtë që kanë vdekur para se ai të lindte.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV