Sa kushton një votë për t’u zgjedhur President i SHBA-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidati që mbledh më shumë para për fushatën zgjedhore presidenciale, pothuajse gjithmonë fiton. Por sa kushton të bëhesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Nëse do përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetje, një artikull i botuar në Quartz, tregon shpenzimet e bëra nga kandidatë të ndryshëm për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e fundit, duke i krahasuar këto shifra me numrin e votave të marra.

Rezultatet tregojnë se Donald Trump shpenzoi 5.8 dollarë për votues në vitin 2016-të, ndërsa Barack Obama investoi dy herë më shumë në vitin 2012, rreth 12.8 dollarë (kishte arritur 13 dollarë në 2008). Sa për George W Bush, secila votë i kushtoi 8 dollarë në 2004, nga 5.5 dollarë që ishte në zgjedhjet e mëparshme. Më në fund, Bill Clinton shpenzoi vetëm 4.3 dollarë në vitin 1996 dhe 4.4 dollarë në 1992.

Ndërkaq, dy rivalët presidenciale të vitit 2020, Joe Biden dhe Donald Trump kanë shpenzuar tashmë 350 milionë dollarë secili për fushatën e tyre zgjedhore.

Megjithatë, ajo që ka rëndësi, nuk është vetëm sa investon një kandidat, por edhe sa fonde është në gjendje të mbledhë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndër më të shtrenjtat në botë, do të kushtojnë gjithsej rreth 10.8 miliardë këtë vit, sipas përllogaritjeve të Quartz.

Për të parandaluar faktin që parat të mos bëhen faktor përcaktues në fitore, disa vende si Kanadaja dhe Franca, kanë vendosur një kufi për fondet që mund të shpenzohen në fushatat elektorale.

Sidoqoftë, marrëdhënia mes parave dhe suksesit nuk është gjithmonë aq e drejtpërdrejtë.

Profesori i shkencave politike në Universitetin Rutgers, Richard Lau mendon se mund të ndodhë e kundërta: kandidati që ka më shumë shanse për t’u zgjedhur tërheq më shumë para./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Lajme të tjera

Web TV