Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike canabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Bl.Ba/Fjala.al