Olta Gixhari i jep gji foshnjës në vende publike (FOTO)

Olta Gixhari u bë nënë e Amar në muajin gusht dhe tashmë ai është kthyer në qendrën e botës së saj, siç do të ndodhte me çdo nënë të re. Së fundmi Olta ka publikuar një foto ku shfaqet duke i dhënë gji foshnjës në një lokal.

Edhe pse ushqimi i fëmijës me gji në vendet publike ka krijuar gjithmonë debate, ky proces për aktoren e njohur është thjesht diçka natyrale.

“Procesi më i bukur në botë”, shkruan Olta krahas fotos ku shfaqet me Amarin në krahë.

Re.Gu/Fjala.al