Pesë gjëra që ndryshojnë në marrëdhënien në çift pasi bëhen me fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çiftet e reja në çdo moment gjejnë mundësinë që t’i shprehin dashurinë njëri- tjetrit, por kjo gjë duket se ndryshon paksa pasi ata bëhen me fëmijë.

Pas ardhjes së fëmijës në jetë, gjithë vëmendja është tek ai duke lënë paksa pas dore partnerin. Kjo është një gjë që ndodh dhe çiftet që janë bërë me fëmijë e dinë mjaft mirë këtë gjë.

Më poshtë do të shihni disa prej gjërave sesi ndryshon marrëdhënia juaj:

1.Thojini lamtumirë fundjavave dembele në gjumë

Të zgjoheni në orën 10 të mëngjesit? Do të ngelet një legjendë. Tashmë orët e mëngjesit dhe ato të natës zgjuar do të jenë ato që do të përjetoni. Fundjavat nuk janë më vetëm për veten tuaj.

2.Takimet apo daljen natën do ju mbarojnë në orën 11 të natës dhe do ju kushtojnë shumë

Nëse planifikoni një darkë jashtë dijeni se do të ktheheni shumë herët në shtëpi pasi fëmija do ju kërkojë ose meraku si nënë nuk ju lë të festoni të qetë. Gjithashtu do të planifikoni të merrni një dado që do të kërkojë para shtesë për orët jashtë pune.

3.Marrëdhëniet seksuale do të kthehen nga spontane në të planikuara

Nuk ka më kohë për ju. Edhe nëse gjendet 1 ose 2 orë do të jeni të rraskapitur, që vetëm dëshirë për intimitet nuk do të keni. Në këtë rast shumica e çifteve funksionojnë me skedulim të gjërave, dhe këtu përfshihen edhe marrëdhëniet seksuale.

4.Ndonjëherë ndiheni më shumë si bashkëpunëtorë sesa çift

Ndonjëherë, prindërit ndihen sikur po drejtoni një kompani me vetëm dy punonjës, puna e të cilëve është të kujdeset për fëmijët. Është një punë pa lekë që nuk do të përfundojë kurrë, të paktën jo deri sa fëmijët të mbushim moshën madhore, që i thonë 18 vite.

Lexo edhe :  Shkencëtarët zbulojnë fosile të peshqve 400 milionë vjeçarë

5.Ju mund ta urreni ndonjëherë njëri-tjetrin

Ndonjëherë, pesha e prindërimit bën të ndiheni sikur gjithçka që bën partneri juaj është thjesht e gabuar. Kritikat janë të vazhdueshme sa shpesh ju urreni gjërat që ato bëjnë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tensionet në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Nxirren me forcë jashtë qendrës së votimit vëzhguesit

Vijojnë tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike. Disa prej tyre raportohet...

Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 87 nga 1282 kuti...

2025 nis me bum kreditimi për shtëpi, ndërhyhet me masa të reja rregullatore

Kredia në shtëpi e ka nisur me ritme të shpejta të rritjes edhe vitin 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për...

Berisha njoftoi protestë/ Reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë…

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër të kryeqytetit dhjetëra liderë nga...

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova dhe Serbia ‘udhëheqin’

Shqipëria është konkurruese me Rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një...

Lajme të tjera

Web TV