Presidenti kinez thirrje ushtarëve: Përgatituni për luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti kinez, Xi Jinping u ka bërë thirrje trupave të përqendrojnë të gjithë vëmendjen dhe energjinë në përgatitjen për luftë.

Gjatë një vizite në një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdong, Xi u tha ushtarëve të jenë ‘vigjilentë’ dhe të ishin ‘absolutisht besnikë, të pastër dhe të besueshëm’.

Qëllimi kryesor i vizitës së Xi në Guangdong ishte mbajtja e një fjalimi në përkujtim të 40 vjetorit të ‘Zonës së Posaçme Ekonomike Shenzhen’, e cila u krijua në 1980 për të tërhequr investime të huaja duke luajtur një rol jetësor në ekonominë e Kinës.

Por vizita ushtarake vjen ndërsa tensioni midis Kinës dhe SHBA-së vijon të jetë i lartë prej dekadash, e ndërsa gjithashtu është krijuar një mosmarrëveshje me Tajvanin nga pandemia e koronavirusit duke krijuar ndarje të mprehta midis Washington-it dhe Pekinit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më parë se synon t’i shesë tre kontingjentë armësh Tajvanit, por tani për tani pritet miratimi i Kongresit Amerikan.

Në një përgjigje nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian i bëri thirrje Washington-it që “menjëherë të anulojë të gjitha planet për t’i shitur armë Tajvanit” dhe të ndërpresë të gjitha “lidhjet ushtarake me këtë vend”./Burimi: CNN/ Përshtati: Fjala.al/Re.Gu

Të fundit

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit,...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

Lajme të tjera

Web TV