Thaçi kërkon mundësinë e njohjes reciproke në dialogun Kosovë- Serbi të ndërmjetësuar nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të vihet në tryezë të diskutimit mundësia e njohjes reciproke.

“Të hidhet në tryezë mundësia e diskutimit për njohjen reciproke dhe kjo duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike qe i kemi diskutuar tash e dhjetë vjet në Bruksel”, u shpreh presidenti Thaçi.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

 

“Dua të besoj se vetëm njohja reciproke me standardet e përcaktuara në kornizën e marrëveshjes eventuale që mund të arrihet mund të jetë mundësi e mirë dhe e vetmja që garanton stabilitetin në rajon, fqinjësinë e mirë mes dy vendeve tona dhe garanton të ardhmen evropiane edhe të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se për çështjen e dialogut ka diskutuar edhe ditë më parë gjatë një takimi me Lajçakun në Bruksel.

Ndërsa lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Francë ai tha se gjatë takimeve joformale me autoritetet më të larta të SHBA-së dhe gjatë diskutimeve në Paris, ka parë një koordinim më ta lartë për çështjen e dialogut, gjë që sipas Thaçit, duhet të reflektojë edhe brenda në Kosovës që të ketë një unitet përballë dialogut me Serbinë.

Ai nuk është deklaruar për media pas asnjë takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Gjatë të mërkurës, Lajçak pritet të takohet edhe me liderët e partive politike në Kosovë.

Lexo edhe :  Lulja e qershisë gjatë pranverës në Toronto, një atraksion i veçantë për vizitorët

Në Bruksel kanë thënë se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd për të diskutuar “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kosova ka thënë se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacioni, por Serbia insiston që të bisedohet për të.

Formimi i tij është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Letrat e fundit në ishull, zbulohen detaje të reja për vdekjen e Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i...

11 maji, Martin Leka: PS merr 20 mandate në Tiranë, Veliaj nuk ka asnjë ndikim

Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u shpreh se Partia Socialiste merr...

Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndërprerë...

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave, por ato pritet gjithashtu të...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Lajme të tjera

Web TV