“Virusi do të zhduket për 6 javë”, Mjeku shqiptar në SHBA: Mbani të gjithë maska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku shqiptar në SHBA, Skënder Murtezani tha se maska është mjeti i vetëm mbrojtës, në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të luftuar virusin.

Duke marrë shembullin e Zelandës së Re, profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri thirrje që “të bëhemi bashkë për 6 javë që të mos lejojmë virusin të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit”.

“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstrem mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze”.

Mjeku i njohur nga Tetova Skënder Murtezani ishte sot i ftuar në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Po ashtu duke patur parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 përqind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit. Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet përshtymës, të folurit, kollitjes apo tështitjes dhe kujdesi i vetëm është maska”, tha ai.

“Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë. Po të bëhemi bashkë për 6 javë nuk do t’i lejojmë virusit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të kapen teorira të ndryshme”.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në rrugë, ai e quajti atë vendimin e duhur.

“Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për 6 javë. Unë premtoj se do të zhduket”, theksoi mjeku shqiptar në SHBA./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

“Prezantonin ata që s’kanë idenë”, Roza Lati kunjë Top Channel-it?

Moderatorja e njohur Roza Lati përmes platformës "Instagram" ka treguar në lidhje me mungesën e saj në televizion. Në përgjigjet e saj, ish-banorja e "BBVA...

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan një sërë urdhër-arrestesh si...

Lajme të tjera

Web TV