Ahmet Prençi, mes kryepolicit dhe romancierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë 306 faqe në një roman me titullin “Anja” me autor Ahmet Prençin që kanë bërë  jo pak bujë javët e fundit në letrat shqipe. Por si mund të jesh edhe kryepolic edhe romancier? Që nga Hil Mosi në vitet 20-30-të Shqipëria nuk e ka parë e dëgjuar këtë binom. Por ja që duhet të kalonin afër  1 shekull  që kjo të përsëritej. Pikërisht për këtë, gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND Ahmet Prençi flet aspak i dyzuar.

 

-“Anja” është romani i fundit i Ahmet Prençit. Pak fjalë për romanin ju lutem.

-Unë me letërsinë jam i lidhur që në fëmijëri. Në shkollën e mesme kam botuar në gazetë. Student kam qenë pjesë e stafit të gazetës studenti. Pastaj më mori rrjedha e jetës me punët e vështira që kam bërë dhe u hskëputa nga e shkruara. Nuk i kam përzier asnjëherë pasionet e mia me detyrën dhe punën time shtetërore që kam bërë.

-Diçka për romanin Anja?

-Është një ngjarje e aktualitetit, është një dramë njerëzore që jam përpjekur ta kthej në art. 

-Përveç krijimtarisë letrare a keni projekte ju për botime të tjera të karakterit profesional, të kujtimeve…

-Kam goxha shënime, gjithë aktivitetin tim, por nuk dua të merrem tani me këtë. Sigurisht që do t’i shfrytëzoj.

-Kë vlerësoni nga romancierët dhe poetët  shqiptarë?

-Janë disa. Unë dua të veçoja prozatorë Besnik Mustafain, Agron Tufën, Fatos Kongolin, Zia Çelën. Këta janë shkrimtarët që unë i lexoj me shumë qejf./Fjala.al/Ke.Ba 

 

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV