Në vitin 2013-2014 sapo erdhi në pushtet Partia Socialiste, një nga vendimet e para ishte largimi nga radhët policisë të 1 mijë oficerëve të policisë. Ky ishte një vendim shumë i debatueshëm në atë kohë dhe një nga mbështetësit e atyre që u larguan u bë Partia Demokratike në opozitë. Aq e theksuar u bë kjo saqë u krijua një shoqatë e punonjësve të policisë së liruar me numër shumë të lartë anëtarësh. Një situatë e tillë krijoi dy trupa policie: Një në punë dhe një që pret të kthehet në punë. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaron në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se përse është krijuar kjo ndarje.
-Ne kemi një fenomen në këto momente ku Shqipëria ka dy polici. Një polici në punë dhe një polici që pret të kthehet në punë. A është normale kjo?
-Unë me të gjithë ata që janë larguar kam punuar dhe të gjithë janë të aftë, të zotë dhe të ndershëm. Ai qe një diferencim gati rracist. Sepse të përgojosh një punonjës policie që ka dhënë kontribut gjithë jetën, ta etiketosh me një parti të caktuar nuk është mirë. Ajo është një qënie politike sigurisht, sepse shkon voton, ka bindjet e veta, por nuk janë ekspozuar politikisht asnjëherë. Kështu që ata janë të paragjykuar dhe bënë ligj diskriminues që ata të mos kthehen më në polici.
-Nëse ju do bëheni deputet, a do t’i ktheni?
-Urgjent ai ligj do hiqet. Ne sot po paguajmë dy polici sepse ata kanë fituar gjyqin të gjithë. Paguhen për heqje të padrejtë.
-Ata vazhdojnë marrin rrogën akoma?
-Sigurisht./Fjala.al/Ke.Ba