Berisha feston 76-vjetorin e lindjes, Meta ka dy urime për Doktorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka uruar publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e ditëlindjes.

Berisha mbush sot 76 vjeç, ndërsa Meta ka zgjedhur rrjetet sociale të përcjellë mesazhin e tij për ish kryeministrin.

“Dy urime për Doktorin:

Pranvera pa fund! Malet tona më të larta! #EDHE100”, ka shkruar Meta në Facebook.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të edhe vetë ish kryeministri postoi një foto në rrjetine  tij social Facebook, ku shfaqej me bashkëshorten e tij Liri Berisha.

Ish-lideri demokrat u shprehu mirënjohje atyre që kanë qenë mbështetja e tij, në atë që e quan udhëtimin 76-vjeçar.

“Miq, sot 76 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithë atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinatë 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë! sb”, shkruan Berisha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit...

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të bëra në platformat sociale. Rama...

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Nga Kreshnik Spahiu Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata? Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedur siç u shpall personi në listën...

Kompanitë europiane ngrejnë alarmin/ Rritja e euros kundrejt dollarit shqetësuese

Rritja e euros kundrejt dollarit këtë vit po bëhet shqetësim për eksportuesit. Kompanitë europiane po alarmohen për euron e fortë, pasi rritja e monedhës kundrejt...

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që...

Lajme të tjera

Web TV