Kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp ditën e sotme është shprehur se nga deklaratat e opozitës të vjen për të qarë.
Rama ka theksuar se qeveria përfaqson vullnetin e popullit dhe se do të ishte një farsë të bëheshin zgjedhjet për kryetar të Partisë Socialiste.
“Sa i përket thirrjes sonë, unë po ftoj njerëz që të vijnë të bëhen pjesë e skuadrës dhe jo të bëhen kryetarë të PS-së. Pse duhen bërë zgjedhje në parti, kur ata mund të jenë false?”ka thënë kryeministri.
Ndër të tjera kryeministri ka folur edhe për marrëdhënien me Kancelaren gjermane Angela Merkel duke theksuar se është në kontaktë të vazhdueshme me të.
“Me kancelaren Merkel jam takuar përmes kompjuterit. Kemi diskutuar për gjithçka, për të cilën mund të diskutonim, prandaj nuk ka arsye pse të shkoj në Gjermani. Me kancelaren jam në komunikim të vazhdueshëm, është pjesë e punës. Sa i përket thirrjes sonë, unë po ftoj njerëz që të vijnë të bëhen pjesë e skuadrës dhe jo të bëhen kryetarë të PS-së. Pse duhen bërë zgjedhje në parti, kur ata mund të jenë false?
Kur zgjedh populli, nuk ka pse të bëhen zgjedhje për kryetar. Partia Socialiste është si një skuadër e si në çdo ekip, disa qëndrojnë në stol dhe disa luajnë. Qeveria e Shqipërisë është shumica e vullnetit të popullit. Nëse në PS do kishte anomali, do mblidheshin tek syri, tek hunda. Këtu është për të qarë me çfarë bëjnë këta”, u shpreh Rama. /Ra.My.Fjala.al/