Dekonspirimi/ Lihet në fuqi masa e pezullimit nga detyra për Artan Shkëmbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elvis Myrta 

Apeli i Posaçëm lë të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” për Artan Shkëmbin, zyrtarin e lartë të OFL-së. Shkëmbi ankimoi më 8 tetor masën e sigurimit “pezullim nga detyra”. Ai kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës se Posaçme dhe shfuqizimin e masës. Sipas avokatit, Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme është i paarsyetuar. Avokati pretendon se provat janë administruar dhe se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e tyre. 

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për pezullimin nga detyra të nëndrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi, i akuzuar për nxjerrje sekreti dhe korrupsion. Pavarësisht pretendimeve të avokatit të numrit dy të OFL-së, trupa vendosi të mos e lehtësojë masën.

Nëndrejtori i Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, do të vijojë të qëndrojë i pezulluar derisa dosja në ngarkim të tij t’i dërgohet gjykatës për të nisur shqyrtimi gjyqësor. Gjykata e Posaçme e Apelit mori dje në shqyrtim kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, të kërkuar nga Shkëmbi. Gjatë seancës së djeshme, drejtuesi i OFL-së, përmes avokatit të tij mbrojtës, e ka cilësuar këtë vendim të pabazuar dhe të pambështetur në prova.

Togat e zeza, pasi dëgjuan pretendimet e mbrojtjes, refuzuan kërkesën e Shkëmbit, duke mos e ndryshuar masën e dhënë ndaj tij. Nëndrejtori i OFL-së u paraqit në gjykatë mëngjesin e djeshëm, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Artan Broci. Pas përfundimit të seancës ai u është shmangur mediave dhe nuk e ka komentuar vendimin e SPAK-ut. Shkëmbi, u pezullua nga detyra pasi akuzohet se dekonspiroi një operacion sekret në të cilin ishin të përfshira edhe autoritetet gjermane.

Këto të fundit kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që, sipas tyre, në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal. Sipas gjermanëve, ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin, duke vënë në dijeni Alekandër Prronin dhe Klaudio Vukajn, përmes një platforme chat-i të kriptuar, se po hetoheshin nga Gjermania.

Ai u pezullua nga detyra më 28 shtator, ndërsa i rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.

Vendimi për pezullimin e tij u mor disa ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ardi Veliu. Artan Shkëmbi ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit.

Hetimet 

Sipas dosjes, Shkëmbi është vënë nën hetim rreth 6 muaj më parë, me dyshimin se ka nxjerrë një informacion, i cili është kërkuar nga autoritetet gjermane për veprimtarinë e një grupi kirminal. Nga të dhënat që gazeta “Fjala” ka siguruar nga institucioni i akuzës, mësohet se autoritetet gjermane kishin vënë nën hetim dy trafikantët, Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj.

Lexo edhe :  Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

Por këta të fundit janë vënë në dijeni nga Shkëmbi se pala gjermane po i hetonte dhe i kishte nën vëzhgim. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se në muajin prill të këtij viti, autoritetet gjermane, me anë të një letërporosie, u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim për pasuritë që dy personat e lartpërmendur kishin në Shqipëri, pasi, sipas tyre, ata në Gjermani merreshin me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së drogës.

Pala shqiptare u ka thyer përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet e bëra nga një grup i përbashkët hetuesish, u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm “EncroChat”. Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane, në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara.

Pasi mori këtë informacion, në shtator, oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare, pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dyja rastet personi që kishte kërkuar, rezulton Artan Shkëmbi. Përveç Shkëmbit, edhe dy oficerë të tjerë rezultojnë se kanë kërkuar informacione në të njëjtën periudhë.

Kush është Artan Shkëmbi? 

Artan Shkëmbi është një oficer karriere që ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vetingut, pavarësisht problemeve që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe të figurës morale. Artan Shkëmbi, përpara se të vihej nën hetim nga SPAK-u, ishte numri 2 i Operacionit Forca e Ligjit. Ai ka mbajtur detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Në vendimin e zbardhur të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që konfirmon në detyrë Artan Shkëmbin, në konkluzionet për “kontrollin e figurës” theksohet se: “Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me shkresën nr.* prot., datë 10.07.2019, konfirmon se shtetasi Artan Pajo Shkëmbi është i pajisur me certifikatë sigurie CSP, niveli ‘Tepër Sekret’, me vlefshmëri nga 25.09.2018 deri 24.09.2023; Institucioni ligjzbatues me shkresën nr.** prot., datë 5.8.2019, e klasifikuar ‘Sekret’, informon Komisionin se pas verifikimeve të kryera për Artan Pajo Shkëmbin dhe lidhjeve së tij familjare të përmendura në shkresë, nuk disponon të dhëna; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me shkresën nr.** prot., datë 11.7.2019, niveli i klasifikimit ‘Sekret’, informon Komisionin se pas verifikimeve të kryera rezulton se për shtetasin Artan Shkëmbi dhe personat sipas lidhjes familjare nuk janë të regjistruar për veprimtari kriminale”./Jo.Be/Fjala.al

 

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV