I preu kokën një profesori, policia ekzekuton autorin në Paris

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Paris.

Autoritetet policore u njoftuan për gjetjen e një kufome të cilës i ishte prerë koka.

Viktima u gjet në Éragny-sur-Oise, në veri-perëndim të kryeqytetit francez dhe një i dyshuar i cili u gjet pranë vendngjarjes u qëllua për vdekje nga policia.

Mësohet se i dyshuari i preu kokën me thikë një personi dhe thirri “allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë. I dyshuari kishte veshur një jelek shpërthyes dhe u qëllua pas disa thirrjes për t’u dorëzuar.

Policia e antiterrorizmit po heton rastin ndërsa nuk dihet ende nëse autori është gjallë apo jo.

Gazeta ‘Actu17’ dhe ‘Europe 1’ raportuan se viktima ishte një mësues kolegji, i cili kishte ndarë karikaturat e Mohammedit gjatë një kursi.

Franca ka parë një mori sulmesh vdekjeprurëse në vitet e fundit, me mbi 250 persona të vrarë që nga viti 2015. Incidenti i fundit vjen vetëm disa javë pas një sulmi tjetër me thikë në ish-zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo , i cili plagosi dy persona.

Në vitin 2015, disa anëtarë të stafit në Charlie Hebdo u vranë pasi publikuan karikaturat e Profetit Muhamed. Gazeta ribotoi kohët e fundit karikaturat.

Kujtojmë se pak javë më parë presidenti i vendit, Emmanuel Macron deklaroi se do të luftonte radikalizmin islam në vend duke rritur kontrollet mbi predikuesit fetarë./Re.Gu/Fjala.al