OBSH: Asnjë përfitim për të sëmurët me COVID nga Remdesivir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Remdesivir, i cili është përdorur në muajt e fundit tek pacientët me Covid-19, duke përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka pak ose aspak efekt në mbijetesën dhe përparimin e sëmundjes tek pacientët e shtruar në spital.

Lajmi erdhi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila kreu një test për katër ilaçe, duke përfshirë 11 mijë pacientë në 30 vende.

Sipas procesit të Solidaritetit të OBSH-së, remdesivir dhe tre ilaçe të tjera si lopinavir, ritonavir dhe ilaçi i malaries hidroksiklorokina dhe interferoni, duket se kanë pak ose aspak efekt tek pacientët e shtruar në spital për Covid-19.

Ishin të shumta shpresat e vendosura përgjatë muajve të fundit tek remdesivir, i cili është një ilaç kundër Ebolës, madje aq sa Bashkimi Europian njoftoi në fillim të muajit një kontratë për furnizimin e 500 mijë dozave shtesë të ilaçit antiviral, pasi sasia e këtij ilaçi ishte e kufizuar, për shkak të blerjes masive të tij nga SHBA.

Për më tepër, me gjithë dyshimet për efektivitetin e tij, remdesivir ishte ilaçi i parë që mori miratimin nga EMA -Agjencia Evropiane e Barnave- për trajtimin e rasteve të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Studime të tjera kanë theksuar efektivitetin e ilaçit në shkurtimin e kohës së shërimit tek të rriturit e shtruar në spital me Covid-19.

Kujtojmë se ndërsa terapia me antitrupa është duke u testuar për pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes, presidenti Trump mori një ilaç antiviral që normalisht u jepet pacientëve në gjendje të përkeqësuar dhe i cili fillimisht u krijua për të trajtuar një sëmundje tjetër virale, Ebolën.

Prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead, remdesivir është ilaçi i parë për trajtimin e koronavirusit që mori miratimin për përdorim emergjent nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet.

Lexo edhe :  Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ilaçi vepron duke ndërhyrë në mënyrën sesi virusi reagon për të prodhuar kopjet e tij gjenetike.

Megjithatë ai nuk është një ilaç që e shëron sëmundjen. Nuk është provuar për shembull se remdesivir-i ul rrezikun e vdekshmërisë.

Sipas një studimi, ai shkurton kohën e qëndrimit në spital.

Një studim tjetër zbuloi se pacientët që morën ilaçin remdesivir ishin në gjendje më të mirë sesa ata që u trajtuan me placebo./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

Lajme të tjera

Web TV